Sot, në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, u zhvillua dita e katërt e programit të mirëseardhjes dhe informimit për studentët e vitit të parë.
Studentët patën mundësinë të takohen me Administratoren e Fakultetit, Znj. Klodeta Alushani, dhe Kryetaren e Zyrës së Financës, Znj. Atila Muçollari, të cilat ndanë me ta informacion të detajuar mbi tarifat e shkollimit, procedurat financiare, si dhe mundësitë e përfitimit të bursave, përfshirë bursat e ekselencës dhe bursat ekonomike.
Ky takim synon të ndihmojë studentët e rinj të njihen më mirë me aspektet administrative dhe mundësitë që ofron fakulteti për mbështetje financiare gjatë studimeve.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja vijon me përkushtim programin e orientimit, duke i udhëhequr studentët hap pas hapi drejt një fillimi të sigurt, të informuar dhe frymëzues në jetën universitare.