Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Dita Studimore Transversale me temë: “Të menduarit kritik dhe inovativ” drejtuar nga Dr. Albert SHEQI

Në kuadër të programit të doktoraturës, u zhvillua në datën 12 maj 2025, Dita Studimore Transversale me temë: “Të menduarit kritik dhe inovativ” drejtuar nga Dr. Albert SHEQI. Shkenca, teknologjia dhe shoqëria po ndryshojnë me shpejtësi marramendëse. I menduari kritik dhe inovativ është bërë një aftësi thelbësore dhe e domosdoshme  për studiuesit duke i ndihmuar të përshtaten në një mjedis akademik gjithnjë e më sfidues.
  • Qasje e pavarur ndaj dijes – Identifikimi i boshllëqeve në literaturë, kontradiktat apo mangësitë metodologjike
  • Nxitja e ideve të reja dhe zgjidhjeve Kreative  – Teori të reja, këndvështrime alternative
  • Aftësimi për zgjidhjen e problemeve komplekse – Nuk ka përgjigje të gatshme për studiuesit. Mendim kritik në analizim, mendimi inovativ për zgjidhje efektive
  • Ndërveprimi me komunitetin shkencor ndërkombëtar – Debate akademike, ide që rezonojnë globalisht dhe pozicionojnë në fushat përkatëse
Aktiviteti formues u zhvillua në laboratorin DiPLLing, salla 210, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës.