Ditë Studimore Formuese dhe mbi Aftësitë Transversale, me temë: Integriteti i kërkimit shkencor dhe Zgjedhja e Korpusit studimor: Kërkimi në mësimdhënien e gjuhëve të huaja.
Në kuadër të programit të doktoraturës, zhvillojmë Ditë studimore formuese dhe mbi aftësitë transversale, me temë:
Integriteti i kërkimit shkencor, drejtuar nga Prof.Asoc.Dr. Elvana SHTËPANI, ora 12.00-13.15
Zgjedhja e Korpusit studimor: Kërkimi në mësimdhënien e gjuhëve të huaja, drejtuar nga Prof. Dr. Esmeralda. KROMIDHA, ora 13.30-15.30.
Dita studimore do të zhvillohet në datën 17 dhjetor, 2025, salla 210, LABORATORI DiPLLing, FGJH,UT
Ftohen të marrin pjesë jo vetëm studentët doktorantë, por edhe studentë të masterit që aspirojnë për të ardhmen e tyre rrugëtim drejt kërkimit shkencor.