Sot, më 19 janar 2026, Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, mirëpriti studentët fitues të Kampionatit të Atletikës së Universitetit të Tiranës, duke vlerësuar suksesin e tyre sportiv dhe përfaqësimin dinjitoz të FGJH-së në këtë aktivitet universitar. 💪✨
Studentët, të shoqëruar nga Përgjegjësi i Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve Universitare, UT, Z. Besnik Veliu, pedagogu i lëndës së Edukimit Fizik, profesor Marlind Pelushi, si dhe Përgjegjësja e Departamentit të Gjuhës Gjermane, Prof. Asoc. Dr. Jonida Gjuzi, sollën në Dekanat kupën e fituar, si simbol i suksesit dhe përfaqësimit dinjitoz të Fakultetit në aktivitetet sportive universitare. 🏆👏
👏 Urime për kampionët tanë:
- 🥇 Aurel Palushi, student i vitit të parë, Gjuhë Gjermane – Vendi i parë (djem)
- 🥈 Sibora Bajrami, studente e vitit të tretë, Gjuhë Gjermane – Vendi i dytë (vajza)
- 🥉 Sanije Qershori, studente e vitit të tretë, Gjuhë Gjermane – Vendi i tretë (vajza)
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe studentët Anja Xibraku, Erion Hoxha dhe Dajana Rushit të cilët u vlerësuan për angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive në aktivitetet sportive universitare. 🤝🌟
Të pranishmit shprehën mbështetjen e tyre të vazhdueshme për zhvillimin e sportit universitar dhe për nxitjen e një fryme aktive, konkurruese dhe bashkëpunuese mes studentëve. 🏫⚽
Dekania shprehu falënderimet dhe mbështetjen e plotë për organizimin e aktiviteteve të tilla, të cilat kontribuojnë në pasurimin e jetës akademike dhe sociale të studentëve tanë. 🌟📚
Krenarë për ju dhe për energjinë pozitive që sillni në FGJH! 💙🏃♀️🏃♂️







