Sot, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, patëm kënaqësinë të mirëprisnim përfaqësues të kompanisë Alpitour S.p.A., në kuadër të një aktiviteti informues të organizuar nga Zyra e Këshillimit të Karrierës.
Takimi u udhëhoq nga Z. Carlo Pedron – Alpitour Manager B2C dhe Z. Jurgen Veriu – Alpitour Manager B2C, të cilët ndanë me studentët këshilla praktike, përvoja konkrete dhe standarde profesionale mbi përgatitjen dhe paraqitjen në një intervistë pune.
Gjatë aktivitetit, përfaqësuesit e Alpitour prezantuan në mënyrë të detajuar kompaninë, mënyrën se si operon në tregun ndërkombëtar, si dhe mundësitë konkrete për t’u bërë pjesë e saj, duke përfshirë punësimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale.
Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e rëndësishme për studentët për të njohur nga afër pritshmëritë e punëdhënësve dhe për të krijuar kontakte të drejtpërdrejta me një kompani të njohur ndërkombëtare.
Zyra e Këshillimit të Karrierës vijon angazhimin e saj për të sjellë pranë studentëve profesionistë dhe partnerë strategjikë, duke ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes universitetit dhe tregut të punës.
📣 Falënderojmë @ Alpitour World , Z. Carlo Pedron dhe Z. Jurgen Veriu për bashkëpunimin dhe kontributin e çmuar!







