Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

TAVOLINA E RRUMBULLAKËT – PROJEKT AKKSHI “Kurrikula në veprim: tre gjuhë, një vizion për komunikimin” 

✍️ Në datë 28. 10. 2025, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja u realizua TAVOLINA E RRUMBULLAKËT – PROJEKT AKKSHI
“Kurrikula në veprim: tre gjuhë, një vizion për komunikimin”.
➡️Në fjalën e hapjes së këtij takimi Zv. Dekania për Kërkimin Shkecor, Prof. Asoc. Dr. Anida Kisi, theksoi rëndësinë që ka ky projekt dhe rezultatet e tij lidhur me përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të kurrikulës me bazë kompetencash.
📂Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të parashikuara të projektit Ndikimi i kurrikulës “Mësimdhënie me bazë kompetencash” në zhvillimin e kompetencës komunikuese e të shprehurit tek nxënësit e gjuhës së huaj në arsimin e mesëm të lartë shqiptar, të mbështetur nga Universiteti i Tiranës, Fakultetin e Gjuhëve të Huaja,  Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).
📚Aktiviteti pati si qëllim prezantimin e rezultateve të projektit kërkimor që analizonin në thellësi zbatimin e kurrikulës së mësimdhënies me bazë kompetencash me fokus kompetencën e komunikimit dhe të shprehurit, përvojën e nxënësve dhe mësuesve në mësimdhënien e tre gjuhëve: italiane, angleze dhe frënge, duke evidentuar problematikat, sfidat, risitë metodologjike dhe rekomandimet për përmirësim.
🗓Ky takim përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të praktikave bashkëkohore të mësimdhënies së gjuhëve të huaja dhe drejt forcimit të lidhjes midis kurrikulës, kompetencave dhe komunikimit ndërkulturor.❤️
🎬Takimi u mbyll me diskutime lidhur me tematikën bosht të këtij Projekti.
🙂 Në të morën pjesë profesorë, studentë master mësuesi, mësues të gjuhëve të huaja, si dhe të ftuar që punojnë e veprojnë në lëmin e arsimit dhe mësimdhënies.
🙏Duke falenderuar të gjithë ata që ishin të pranishëm në këtë aktivitet.
#akkshi #universitetitiranës #FakultetiGjuhëveTëHuaja
#projekt #kërkimishkencor #kurrikula #arsimicilësor #gjuhë #komunikim #kulturë