Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

🎌 Leksion i hapur: Japan’s Public Diplomacy – Cultural, Sports and People-to-People Exchange between Japan and Albania

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, pati kënaqësinë të mirëpresë në një leksion të hapur Ambasadoren e Japonisë në Shqipëri, Znj. KATO Kikuko, e cila foli mbi diplomacinë japoneze dhe rolin e saj në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare 🌍.

Gjatë ligjëratës, Ambasadorja Kato prezantoi qasjen e Japonisë ndaj diplomacisë publike, duke u ndalur në komunikimin institucional jashtë vendit, shkëmbimet kulturore dhe sportive ⚽, shkëmbimet akademike 🎓, si edhe mbështetjen dhe donacionet kulturore, si mjete thelbësore për ndërtimin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Një vëmendje e posaçme iu kushtua arsimit dhe shkëmbimeve akademike, përfshirë bursat MEXT, programet rinore dhe mbështetjen për federatat sportive dhe institucionet kulturore në Shqipëri. Prezantimi u shoqërua me materiale audiovizive që ilustruan dimensione të ndryshme të kulturës japoneze, nga kultura pop bashkëkohore deri te estetika tradicionale dhe kuzhina japoneze 🍣.

Aktiviteti u prit me interes nga studentët dhe stafi akademik dhe kontribuoi në forcimin e dialogut ndërkulturor dhe të bashkëpunimit akademik e kulturor mes Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Japonisë 🤝.

📣 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja shpreh mirënjohjen e tij për Ambasadoren Znj. Kato Kikuko për vizitën dhe dakordësinë për të bashkëpunuar në fushën e shkëmbimeve akademike dhe kulturore.

situs toto