Nëntor – Trajnim: Si të ndërtojmë një poster prezantimi për konferencë
→ Udhëzime praktike për ndërtimin e një posteri akademik, për përgatitje konferencash dhe prezantimesh shkencore.
Nëntor – Karaoke Night – Nata e Talenteve Studentore
→ Aktivitet argëtues për krijimin e atmosferës së bashkëpunimit dhe frymës studentore.
Dhjetor – “International Poetry Night” – Mbrëmje poetike ndërkombëtare
→ Studentët lexojnë poezi në gjuhët që studiojnë, të shoqëruara me përkthimin në shqip dhe me muzikë në sfond.
Janar – Game Night post-sezon – Lojëra dhe bashkëpunim
→ Natë me lojëra si Mafia, pantonima, Uno, etj., për t’u çlodhur pas sezonit te provimeve.
Shkurt – “Give a Book, Get a Smile” – Fushatë dhurimi librash
→ Nismë humanitare për mbledhjen e librave dhe dhurimin e tyre për shkolla të mesme ose biblioteka lokale, me synim nxitjen e leximit tek të rinjtë.
Mars – “Të përkthejmë emocione” – Mini konferencë e studentëve të përkthimit
→ Studentët prezantojnë përkthime letrare të shkurtra dhe diskutojnë sfidat e përkthimit të ndjenjave dhe nuancave emocionale midis gjuhëve.
Prill – “English Movie & Discussion Night” –
→ Shfaqje filmi në version origjinal, e ndjekur nga diskutim mbi temën, gjuhën dhe ndjenjat që përcjell filmi.
Maj – “Public Speaking & Presentation Skills” – Workshop për të folurit në publik
→ Trajnim praktik mbi mënyrat efektive të prezantimit, komunikimit të qartë dhe menaxhimit të emocioneve gjatë fjalimeve.

