Bachelor në Gjuhë Gjermane me profil “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Gjermanishtfolës”

Bachelor në Gjuhë Gjermane me profil në Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Gjermanishtfolës

Titulli akademik i studimit Diplomë Bachelor në Gjuhë Gjermane me profil në Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Gjermanishtfolës
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Parë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Institucion Publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Gjermanisht, (Shqip për lëndë të caktuara)
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 3 (tri) vite
Forma e studimit Me kohë të plotë
Kushtet e pranimit Sipas kritereve të meritës për maturën shtetërore
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi Bachelor në “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Gjermanishtfolës” ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhës Gjermane. Ai vjen si riorganizim i tri drejtimeve ekzistuese më parë veç e veç — “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Gjermanishtfolës”, “Gjuhë dhe Komunikim” dhe “Përkthim dhe Interpretim” — të bashkuara tani në një program të vetëm, që përfshin lëndë nga të gjitha shtyllat përkatëse: gjuhësi, letërsi, qytetërim, komunikim dhe përkthim. Në këtë program studimi ofrohen:

  • njohuri të përparuara të gjuhës gjermane (të shkruar dhe të folur), të letërsisë dhe të qytetërimit gjermanishtfolës, duke përfshirë kuptimin kritik të teorive dhe parimeve në këtë fushë studimi.
  • aftësi të përparuara që demonstrojnë kompetencë të lartë dhe pavarësi analitike, të kërkuara për të interpretuar dhe kontekstualizuar tekste letrare, dokumente kulturore dhe situata komunikimi ndërkulturor komplekse.

Programi ka këto objektiva:

  • Të ofrojë një formim të thelluar teorik e praktik në lëndët me formim gjuhësor, duke ndërthurur teorinë me praktikën që në auditor.
  • Të ofrojë njohuri të thelluara mbi gjuhën, letërsinë dhe qytetërimin e vendeve gjermanishtfolëse, nga origjina deri në ditët e sotme.
  • Të zhvillojë aftësi analitiko-kritike për interpretimin e teksteve letrare dhe të dokumenteve kulturore.
  • Të zhvillojë aftësi praktike përkthimi dhe interpretimi (konsekutiv e simultan), si dhe përdorim të teknologjive të përkthimit.
  • Të zhvillojë aftësi për reflektim dhe zhvillim profesional, nëpërmjet praktikës profesionale të integruar në program.

Kompetencat

Programi, me një gamë të gjerë lëndësh, të parashikuara gjatë 3 (tri) viteve të studimit, ngërthen disiplina të larmishme, të cilat sigurojnë formim të përgjithshëm universitar dhe të specializuar në fushën përkatëse, si edhe synojnë:

  • Pajisjen e studentëve me njohuri shumë të mira të gjuhës së shkruar, të gjuhës së folur, të letërsisë dhe të qytetërimit gjermanishtfolës;
  • Pajisjen e studentëve me njohuri shumë të mira të gjuhës së huaj të dytë, Gjuhës C;
  • Zotërimin e përsosur të gjuhës shqipe (Gjuhës A);
  • Aftësimin për të komunikuar dhe kaluar nga një gjuhë në tjetrën, në kontekste dhe fusha të ndryshme, duke përdorur regjistrat e duhur gjuhësorë në përshtatje me bashkëbiseduesit;
  • Aftësimin për të zbatuar kompetencat gjuhësore, filologjike dhe letrare të përftuara për të kryer kërkime bibliografike, për të hartuar përmbledhje dhe relacione mbi argumente të caktuara studimore;
  • Aftësimin për të zbatuar instrumentet e mësimnxënies për përditësimin dhe thellimin e argumenteve të studiuara edhe në kontekste profesionale, si dhe për të ndërmarrë studime të mëtejshme;
  • Aftësimin për të përdorur teknologjinë e përkthimit dhe mjetet digjitale në procesin e komunikimit dhe të ndërmjetësimit gjuhësor.
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ofron trajnime të mëtejshme për studentët në bashkërendim me punëdhënësit. Këto trajnime lidhen me tematika të ndryshme dhe në përputhje me formimin shkencor dhe nevojat e studentëve në tregun e punës. Studentët mund të punësohen me kohë të pjesshme në kompani me të cilat FGJH-ja ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi. Studentët tanë mund të punësohen në sektorin publik dhe privat si në: institucione arsimore, institucione të kulturës dhe të turizmit, media, shtëpi botuese, agjenci përkthimi. Studentët e diplomuar në programin Bachelor mund të punësohen si:

  • Mësues i qendrave të gjuhëve të huaja.
  • Përkthyes ose interpret (konsekutiv/simultan) në institucione publike dhe private.
  • Redaktor/korrektor gjuhësor pranë shtëpive botuese dhe institucioneve kulturore.
  • Guida turistike ose koordinator komunikimi me klientë ndërkombëtarë në fushën e turizmit dhe hotelerisë.
  • Nëpunës i zyrave të marrëdhënieve me jashtë dhe me publikun në institucione publike, ambasada, konsullata dhe institute kulturore gjermanishtfolëse.
  • Studiues dhe mediator kulturor.

Studime të mëtejshme në FGJH-UT

Diploma Bachelor në “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Gjermanishtfolës” jep mundësi të mëtejshme studimi në Ciklin e Dytë të Studimit dhe/ose në programet e cikleve të tjera të parashikuara nga aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.

  • Master i shkencave në Mësuesi ‘’Gjuhë e Huaj, Gjuhë Gjermane  ”
  • Master i shkencave në “ Komunikim Ndërkulturor e Tursitik Trigjuhësh”
  • Master i shkencave në “Përkthim Teknik – Letrar dhe Interpretim”
  • Master profesional në “Përkthim pragmatik” me profil ‘’Përkthim i specializuar’’
  • Master i shkencave në Trajtimi automatik i gjuhëve, specialiteti Trajtim automatik dhe gjuhësor i dokumenteve të shkruara
Programi i bursave Erasmus+ i financuar nga Bashkimi Evropian

Studentët tanë kanë mundësi të zhvillojnë një ose dy semestra studimi në universitete të huaja partnere me të cilat UT-FGJH ka lidhur marrëveshje ndërinstitucionale Erasmus+ KA1, në vende gjermanishtfolëse (Gjermani, Austri, Zvicër) dhe në universitete evropiane homologe me programe të ngjashme të gjuhësisë, letërsisë dhe përkthimit.

PLANI MËSIMOR Bachelor në Gjuhë Gjermane me Profil në Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Gjermanishtfolës

PLANI MËSIMOR
Bachelor në Gjuhë Gjermane me Profil në Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Gjermanishtfolës
Nr. VITI I . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Praktikë e Gjuhës B (1) 12 I 144
2. Gjuhë Shqipe e aplikuar 5 I 60
3. Shprehi gjuhësore (1) 6(3+3) I 72
Zhvillimi i kompetencës së dëgjimit 3 I 36
Zhvillimi i kompetencës së të folurit 3 I 36
4. Gjuhë C (1) 4 I 48
5. Lëndë me zgjedhje (LMZ)* 3 I 36
SEMESTRI II
6 Praktikë e Gjuhës B (2) 12 II 144
7 Kulturë dhe Qytetërim i Gjuhës B (1) 5 (3+2) II 60
Kulturë e Gjuhës B (1) 3 II 36
Qytetërim i Gjuhës B (1) 2 II 24
8. Tipologji tekstore 3 II 36
9. Shprehi gjuhësore (2) 3 II 36
10. Gjuhë C (2) 4 II 48
11. Lëndë me zgjedhje (LMZ)* 3 II 36
Gjithsej 60 600
VITI II . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Praktikë e Gjuhës B (3) 8 I 96
2. Teori e letërsisë e Gjuhës B 3 I 36
3. Gjuhësi e Gjuhës B (1) 9 (3+3+3) I 108
Hyrje në Gjuhësi 3 I 36
Morfologji 3 I 36
Sintaksë 3 I 36
4. Gjuhë C (3) 4 I 48
5. Analizë teksti 3 I 36
6. Lëndë me zgjedhje (LMZ)* 3 I 36
SEMESTRI II
7. Letërsi e gjuhës B (1) 6 (3+3) II 72
Letërsi e vjetër e Gjuhës B 3 36
Letërsi klasike e Gjuhës B 3 36
8. Kulturë dhe Qytetërim i Gjuhës B (2) 4 (2+2) II 48
Kulturë e Gjuhës B (2) 2 24
Qytetërim i Gjuhës B (2) 2 24
9. Gjuhësi e Gjuhës B (2) 6 (3+3) II 72
Semantikë 3 36
Pragmatikë 3 36
10. Gjuhë C (4) 4 II 48
11. Stilistikë e Gjuhës B 3 II 36
12. Kompetenca komunikuese përmes punës me fjalorin 4 II 48
13. Lëndë me zgjedhje (LMZ)* 3 II 36
Gjithsej 60 720
VITI III . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Didaktikë (1) 4 I 48
2. Histori e vendeve gjermanishtfolëse 6 (3+3) I 72
Histori e mesjetës 3 36
Histori bashkëkohore 3 36
3. Translatologji (1) 6 (3+3) I 72
Baza teorike dhe praktike të përkthimit 3 36
Teknologji dhe procese përkthimi 3 36
4. Gjuhë C (5) 4 I 48
5. Letërsi e gjuhës B (2) 6 (3+3) I 72
Letërsi moderne e gjuhës B 3 36
Letërsi bashkëkohore e Gjuhës B 3 36
6. Shkrim akademik 4 I 48
SEMESTRI II
7. Didaktikë (2) 6 II 72
8. Strategji të komunikimit dhe komunikim ndërkulturor 6 (3+3) II 72
Strategji të komunikimit 3 36
Komunikim ndërkulturor 3 36
9. Translatologji (2) 6 (3+3) II 72
Interpretim konsekutiv 3 36
Interpretim simultan 3 36
10. Gjuhë C (6) 4 II 48
11. Praktikë profesionale 2 II 50
12. Projekt i diplomës(Temë diplome/Provim) 6 II 150
Gjithsej 60 560
Gjithsej në 3 vite 180 1760