“Departamenti i Gjuhës Angleze, Grupi Kërkimor-Lëndor i Përkthimit dhe Interpretimit, në bashkëpunim me studentët e Vitit III, Bachelor të Përkthim-Interpretimit, organizon më datë 14.01.2026, veprimtarinë e pestë në serinë e takimeve me profesionistë me Zj. Alina Karaulli, përkthyese dhe interprete, e cila do të zhvillojë një bashkëbisedim për përkthimin letrar në përgjithësi dhe përkthimin e prozës së shkurtër e të gjatë në veçanti.”Lexo më shumë
Me rastin e 80-vjetorit të Gjyqeve të Nurembergut dhe lindjes së Interpretimit Simultan, GMK-ja Përkthim-Interpretim organizon së bashku me studentët e Masterit Shkencor Përkthim Teknik-Letrar dhe Interpretim, aktivitetin: “8 Dekada Interpretim Simultan”, nesër 14.01.26 ora 14.30, Salla ‘Europa’. Jeni të mirëpritur!Lexo më shumë
Sot, më datë 14.01.2026, në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, u zhvillua aktiviteti “Erasmus+ Info Days”, i organizuar nga Drejtoria e Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, UT, me qëllim informimin dhe orientimin e studentëve mbi mundësitë që ofron programi Erasmus+. Gjatë takimit, studentët u njohën në mënyrë të detajuar me mundësitë e mobilitetit Erasmus+ për studime, kriteret e...Lexo më shumë
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, pati kënaqësinë të mirëpresë në një leksion të hapur Ambasadoren e Japonisë në Shqipëri, Znj. KATO Kikuko, e cila foli mbi diplomacinë japoneze dhe rolin e saj në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare 🌍. Gjatë ligjëratës, Ambasadorja Kato prezantoi qasjen e Japonisë ndaj diplomacisë publike, duke u ndalur në komunikimin institucional jashtë vendit, shkëmbimet kulturore dhe sportive ⚽, shkëmbimet akademike 🎓, si edhe...Lexo më shumë
Sot, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, patëm kënaqësinë të mirëprisnim përfaqësues të kompanisë Alpitour S.p.A., në kuadër të një aktiviteti informues të organizuar nga Zyra e Këshillimit të Karrierës. Takimi u udhëhoq nga Z. Carlo Pedron – Alpitour Manager B2C dhe Z. Jurgen Veriu – Alpitour Manager B2C, të cilët ndanë me studentët këshilla praktike, përvoja konkrete dhe standarde profesionale mbi përgatitjen dhe paraqitjen në një intervistë pune. Gjatë...Lexo më shumë
Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Donec sed odio dui. Etiam porta sem malesuada.