Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Deloitte Albania ka hapur aplikimet për programin “Compliance Controlling Lab”, që do të zhvillohet nga data 12 deri më 20 Janar.

Kjo mundësi është e përshtatshme për studentët e vitit të fundit (BSc/MA), të cilët kanë njohuri të gjuhës angleze (B2) dhe italiane (A2/B1) dhe po studiojnë për kontabilitet, ekonomiks, financë, administrim biznesi ose fusha të ngjashme.

Gjatë zhvillimit të Lab, studentët duhet të jenë të disponueshëm full – time.

Çfarë përfshin programi:

  • Trajnime intensive dhe praktike mbi shërbimet e Audit Support Italian Project.
  • Studime rastesh me situata reale biznesi.
  • Aktivitete me ekipin, mentorim dhe feedback nga profesionistët tanë.
  • Njohje nga afër me mjedisin e punës në Deloitte dhe mundësi për angazhime të ardhshme.