Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Dëshironi të ofroni një shërbim profesional dhe të shkëlqeni në komunikimin me turistët?

11

Trajnimi ynë “Komunikim në Gjuhë të Huaj për Pritjen dhe Shërbimin në Restorant” është krijuar posaçërisht për të gjithë ata që duan të rrisin nivelin e komunikimit dhe të përmirësojnë eksperiencën e klientëve në restorantet dhe baret e tyre!

Ky modul trajnimi ofrohet në gjuhën frënge dhe italiane.

Çfarë do të mësoni?

  • Frazat dhe fjalitë kyçe për mirëseardhjen dhe pritjen e klientëve;
  • Si të prezantoni menunë në mënyrë profesionale;
  • Si të menaxhoni kërkesat, porositë dhe ankesat e klientëve në gjuhë të huaj;
  • Komunikimin e situatave të vështira me qetësi dhe korrektësi me klientët;
  • Etikën dhe kulturën e shërbimit ndërkombëtar.

Çfarë do të përfitoni?

  • Rritje të aftësive të komunikimit me klientët e huaj;
  • Siguri dhe profesionalizëm gjatë procesit të shërbimit;
  • Rritje të mundësive për punësim në sektorin e mikpritjes;
  • Përmirësim të imazhit dhe standardit të shërbimit të biznesit;
  • Zgjerim të fjalorit të specializuar në gjuhë të huaj.

Fillojmë së shpejti!

Regjistrohuni këtu: https://forms.office.com/e/hrHZT3pAww

Për më shumë informacion: [email protected]