Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Ditët e Informimit të Maturantëve në FGJH-UT!

Sot, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës pati kënaqësinë të mirëpresë një grup maturantësh nga shkolla e mesme “Eqerem Çabej”, të cilët vizituan fakultetin në kuadër të aktiviteteve orientuese për studimet universitare.

Gjatë vizitës, maturantët u njohën nga afër me ambientet dhe infrastrukturën e fakultetit, si edhe me mundësitë që ofron Fakulteti i Gjuhëve të Huaja për studime cilësore dhe zhvillim akademik. Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua prezantimit të programeve të studimit, profileve akademike dhe perspektivave të punësimit që ofrojnë këto programe në tregun vendas dhe ndërkombëtar.

Vizita u shoqërua edhe me një përvojë të veçantë për maturantët, të cilët u bënë pjesë e orëve mësimore interaktive së bashku me studentët e FGJH-së, duke përjetuar nga afër atmosferën dinamike të procesit mësimor universitar.

📚🌍 Këto takime përbëjnë një hap të rëndësishëm në orientimin akademik të maturantëve, duke i ndihmuar ata të njihen më mirë me mundësitë e studimit dhe të marrin vendime të informuara për të ardhmen e tyre.

📚🌍 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja mbetet gjithmonë një hapësirë e hapur për të rinjtë, duke promovuar cilësi në mësimdhënie, inovacion dhe bashkëpunim, në përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes.

https://www.instagram.com/reel/DVyNN76jf4C/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

situs toto