📚 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT, mirëpriti sot në ambientet e tij nxënësit e shkollës jo‑publike “Rahma School” nga Elbasani, në kuadër të ditëve të informimit për maturantët.
Gjatë vizitës, maturantët u takuan me Dekanen e Fakultetit, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, me të cilën zhvilluan një bashkëbisedim të hapur mbi studimet universitare, përvojën akademike dhe rëndësinë e marrjes së një vendimi të informuar për të ardhmen e tyre.
Më tej, ata u njohën nga afër me programet e studimit që ofron fakulteti, mundësitë e zhvillimit akademik dhe profesional, si dhe perspektivat që hap studimi i gjuhëve të huaja në tregun e punës. Ata patën gjithashtu mundësinë të vizitojnë infrastrukturën, laboratorët dhe mjediset ku zhvillohet procesi mësimor.
Takimi u zhvillua në një atmosferë interaktive, ku nxënësit shtruan pyetje dhe morën informacion të detajuar nga stafi akademik.
🎓 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT, vijon të mbetet i angazhuar në orientimin dhe mbështetjen e maturantëve në zgjedhjet e tyre akademike dhe profesionale.













