Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Forumi i IX Kombëtar i Grave Shqiptare Frankofone

🎤📚 U zhvillua me sukses Forumi i IX Kombëtar i Grave Shqiptare Frankofone
Në kuadër të Pranverës së Frankofonisë në Shqipëri, në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në sallën “Rozafa”, u zhvillua Forumi i IX Kombëtar i Grave Shqiptare Frankofone me temën “Gratë në media: informimi, ndikimi, transformimi”.
Aktiviteti u organizua nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Shqipëri dhe Agjencinë Universitare të Frankofonisë, me nismën e Rrjetit të Grave Frankofone, dhe u drejtua nga Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT.
Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe Zv. Rektorja e Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Gentiana Sharku, e cila përshëndeti forumin dhe vlerësoi rëndësinë e nismave që promovojnë rolin e grave në media dhe në jetën publike.
Forumi solli në vëmendje rolin thelbësor të grave në media, jo vetëm në aspektin e përfaqësimit, por edhe në cilësinë e informacionit, etikën profesionale dhe fuqinë transformuese të diskursit mediatik. Përmes perspektivave të ndryshme profesionale dhe akademike, u diskutua mbi mënyrën se si gratë kontribuojnë në formësimin e opinionit publik dhe në pasurimin e debatit shoqëror.
Në panel morën pjesë personalitete të njohura të medias dhe akademisë shqiptare:
🔹 Anila Hoxha, e cila trajtoi rolin e gazetarisë si përgjegjësi sociale dhe rëndësinë e informimit të besueshëm;
🔹 Arta Marku, e cila u ndal te ndikimi i grave në komunikim dhe në ndërtimin e opinionit publik;
🔹 Rudina Xhunga, e cila diskutoi mbi transformimin e medias përmes krijimit të përmbajtjes dhe platformave digjitale;
🔹 Prof. Artan Fuga, i cili ofroi një analizë kritike mbi përfaqësimin e grave dhe ndikimin e medias në formësimin e perceptimeve shoqërore.
Diskutimet e forumit nxitën reflektim dhe dialog mbi rëndësinë e medias në shoqëri, duke theksuar rolin e grave si aktore kyçe në informim, komunikim dhe transformim shoqëror.
Ky forum synon të kontribuojë në ndërgjegjësimin e komunitetit akademik dhe të të rinjve mbi rëndësinë e kulturës mediatike, mendimit kritik dhe promovimit të vlerave të barazisë gjinore, komunikimit etik dhe qytetarisë aktive. 🌍✨
————————–
🎤📚 The 9th National Forum of Albanian Francophone Women Successfully Held
As part of the Francophonie Spring in Albania, the 9th National Forum of Albanian Francophone Women was held at the Faculty of Foreign Languages, in the “Rozafa” Hall, under the theme “Women in Media: Information, Influence, Transformation.”
The event was organized by the Faculty of Foreign Languages, University of Tirana, in cooperation with the French Embassy in Albania and the Agence Universitaire de la Francophonie, at the initiative of the Network of Francophone Women, and was chaired by Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Dean of the Faculty of Foreign Languages, University of Tirana.
The event was also attended by the Vice Rector of the University of Tirana, Prof. Dr. Gentiana Sharku, who delivered a welcoming address and emphasized the importance of initiatives that promote the role of women in media and public life.
The forum highlighted the essential role of women in the media, not only in terms of representation, but also in relation to the quality of information, professional ethics, and the transformative power of media discourse. Through diverse professional and academic perspectives, discussions focused on how women contribute to shaping public opinion and enriching social debate.
The panel featured prominent figures from the Albanian media and academic community:
🔹 Anila Hoxha, who addressed the role of journalism as a social responsibility and the importance of reliable information;
🔹 Arta Marku, who focused on the influence of women in communication and in shaping public opinion;
🔹 Rudina Xhunga, who discussed the transformation of media through content creation and digital platforms;
🔹 Prof. Artan Fuga, who provided a critical analysis of women’s representation and the influence of media in shaping social perceptions.
The discussions encouraged reflection and dialogue on the importance of media in society, emphasizing the role of women as key actors in information, communication, and social transformation.
This forum aims to contribute to raising awareness among the academic community and young people about the importance of media culture, critical thinking, and the promotion of values such as gender equality, ethical communication, and active citizenship. 🌍✨

situs toto