Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

“Gjuhë, Identitet dhe Integrim: Perspektiva sociolinguistike e personave që nuk dëgjojnë”

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Personave që Nuk Dëgjojnë (ANAD), organizon Tavolinën e Rrumbullakët me temë:
“Gjuhë, Identitet dhe Integrim: Perspektiva sociolinguistike e personave që nuk dëgjojnë”

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit PKKZH, të financuar nga AKKSHI, me fokus kërkimor:

“Zhvillimi i kërkimit në gjuhën e shenjave shqipe: nga dokumentimi dhe pasurimi i fjalorit në analizën sociolinguistike të komunikimit të personave që nuk dëgjojnë”.

🔍 Qëllimi i aktivitetit
Të diskutojë dimensionet gjuhësore, kulturore dhe identitare të komunitetit të personave që nuk dëgjojnë, si dhe sfidat dhe mundësitë e integrimit të tyre nëpërmjet gjuhës së shenjave shqipe dhe politikave inkluzive.

📅 Data: 17 dhjetor 2025
🕥 Ora: 10:30
📍 Vendndodhja: Salla “Europa”, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT

Ftojmë pedagogë, studiues, studentë, profesionistë të fushës, përfaqësues të komunitetit të personave që nuk dëgjojnë dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë diskutim të rëndësishëm.

🤝 Bashkë për një shoqëri më gjithëpërfshirëse!