Më 9 shkurt 2024, grupi mësimor-kërkimor i letërsisë në Departamentin e Gjuhës Franceze, organizoi aktivitetin e radhës, në kuadrin e projektit “Çështja identitare në letërsinë franceze e frankofone.”
Prof.asoc.Dr. Lorena Dedja mbajti ligjëratën me titull Du juif maudit à l’arabe du coin, les personnages de Schmitt dans « Monsieur Ibrahim et les fleurs du Coran » – à la recherche du « moi profond », ku trajtoi format e ndryshme të identitetit nga ai i përkatësisë kombëtare deri te përkatësia familjare, fetare, profesionale, etj.
Ligjërata u ndoq me interes nga kolegët dhe studentët e Departamentit të Gjuhës Franceze. Lakimi i çështjes identitare u pasurua me diskutimet mbi stereotipet e paragjykimet si pengesa evenetuale që ngrihen mes Unit dhe Tjetrit duke vështirësuar e shpesh tjetërsuar komunimikimin.