Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Krijimi i infrastrukturës didaktike-mësimore dhe laboratorike për çeljen e programit të studimit Bachelor në Përkthimin e Gjuhës së Shenjave Shqipe

Objektivat e projektit

FAZA 1: OBJEKTIVA PËR ZHVILLIMIN INFRASTRUKTUROR

  • Pajisja e një laboratori me bazën e nevojshme materiale për përgatitjen e përkthyesve të gjuhës së shenjave;
  • Ndërtimi i infrasktukturës TIK software me programe të përpunimit të videove dhe imazheve së bashku me aplikacione për mirëmbajtjen e tyre;
  • Aftësimi i pedagogëve në përdorimin e pajisjeve për qëllime didaktike.

FAZA 2: OBJEKTIVA PËR ZHVILLIMIN E KAPACITETEVE DIDAKTIKE – MËSIMORE PËR KURRIKULËN E PROGRAMIT “GJUHË FRËNGE DHE GJUHË E SHENJAVE SHQIPE”

  • Zhvillimi i aftësive pedagogjike të ekipit mësimdhënës, ku përfshihen hartimi i programeve mësimore, përdorimi i metodave të mësimdhënies ndërvepruese, menaxhimi i grupit, vlerësimi i nxënësve, etj;
  • Përcjellja e njohurive dhe e aftësive specifike në kontekstin e përgatitjes së përkthyesve të gjuhës së shenjave shqipe;
  • Përmirësimi i aftësive aktive të komunikimit, të tilla si: riformulimi, përdorimi i mjeteve ndihmëse vizuale, etj;
  • Përforcimi i aftësive të menaxhimit të procesit mësimor si: menaxhimi i kohës, planifikimi i mësimit, logjistika, vlerësimi i rezultateve të të nxënit, etj;
  • Nxitja e zhvillimit të vazhdueshëm profesional ku përfshihen eksplorimi i metodave të reja të mësimdhënies, përdorimin e teknologjive arsimore, përditësimin e njohurive në fushat përkatëse të ekspertizës, etj;
  • Përshtatja dhe harmonizimi i përmbajtjes mësimore të programit me nevojat e tregut të punës;
  • Zhvillimi i bashkëpunimit më grupet e interesit;

Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit

👉Link:

https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2024/03/web_Projekti-i-MAS_Realizimi-i-punes-ne-fazen-e-pare.pdf
https://fb.watch/qNbGnzmbbM/
https://www.youtube.com/watch?v=3Kfwj-cVf2A

situs toto