Në përmbyllje të ciklit të studimeve në lëndën Të folurit publik, studentët mbështetën idenë dhe realizuan ngritjen e një platforme me emrin ‘Zërat’. Kjo platformë do t’u japë mundësinë të gjithë studentëve të përdorin platformën e ligjërimit në publik për të ndarë me publikun idetë dhe mendimet e tyre, si formë e lartë qytetarie dhe demokracie. Për herë të parë në platformë ligjëruan shtatë studentë, fjalimet e të cilëve u mirëpritën dhe u vlerësuan nga studentët e pranishëm. Ata vlerësuan më votim si ligjërimin më të mirë fjalimin e Krevionës, studente e gjuhës spanjolle. Ligjërime po aq të mira mbajtën Alsida dhe Shendbart, studentë të gjuhës angleze. Suksese studentëve tanë!