Leksion i hapur – “Kamy, ky Bashkëkohës i Përjetshëm”

Në kuadër të 65-vjetorit të vdekjes së nobelistit Albert Kamy, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja organizoi leksionin e hapur:
🎓 “Kamy, ky Bashkëkohës i Përjetshëm” me Prof. Dr. Saverina Pasho! 🎓
Leksioni synoi njohjen dhe shpërfaqjen e shumëfishtë të Kamysë si filozof, shkrimtar, humanist, përçues të ideve demokratike, si një njeri të angazhuar përballë kauzave të mëdha të epokës së tij, pra një prezantim të Kamysë si bashkëkohës i përjetshëm dhe i pashmangshëm për të kuptuar dhe shpjeguar edhe shoqërinë aktuale. 🌍✨
Prof. Dr. Saverina Pasho iu referua shpesh veprës letrare dhe estetike për të ilustruar idetë kamyniane. Fjala e saj kishte si objektiv të vinte në dukje tezat dhe idetë e Kamysë që parathanë dhe projektuan Evropën e bashkuar, fundin e ideologjivemondializmin, heqjen e dënimit me vdekje, mendimet e para mbi ekologjinë para se ky term të përdorej, duke e kthyer atë në një shkrimtar vizionar që i flet të sotmes. 🌱🌍
Mesazhe të rëndësishme si ai:
“Paqja është e vetmja betejë për të cilën ia vlen luftosh”,
sikundër ato kundër fanatizmitradikalizmit në emër të mbrojtjes së të drejtave dhe dinjitetit njerëzor e lartësojnë Kamynë në piedestalin e përjetësisë dhe janë më të dobishme se kurrë në këtë botë të mbarsur me konflikte. 💬✊
Leksioni ishte një mundësi e shkëlqyer për diskutime ndëraktive, ku morën pjesë stafi akademik, studentët dhe nxënësit e shkollës së mesme “Asim Vokshi”. 📚🎓
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre! 🙏🌟
#AlbertKamy #Filozofi #LeksionHapur #Edukimi #Humanizmi #MendimKritik #Paqja #SaverinaPasho #Kamy65