Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Leksion i hapur me temë: “Vetëbesimi dhe zhvillimi i aftësive për prezantimet në auditor”

Zyra e Psikologut në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja fton studentët të marrin pjesë në leksionin e hapur me temë: “Vetëbesimi dhe zhvillimi i aftësive për prezantimet në auditor”.
Gjatë leksionit do të mësoni se si të ndërtoni vetëbesimin, si të komunikoni me qartësi dhe bindje, si edhe si të menaxhoni ankthin dhe stresin gjatë prezantimeve në auditor.

Data🗓️: 06 Nëntor 2025
Ora ⏰: 12:30
Vendi📍: Salla Evropa

Ky leksion është një mundësi e shkëlqyer për të fituar njohuri praktike dhe për të zhvilluar aftësi që do t’ju shërbejnë gjatë gjithë rrugëtimit tuaj akademik dhe profesional.
Ju mirëpresim!