Sot, më datë 20.11.2024, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik organizoi një modul diskutimi për personelin akademik, me temën “Vlerësimi në Baza Kompetencash i Studentëve”, i udhëhequr nga Prof. Dr. Andromaqi Haloçi.
Gjatë këtij diskutimi, u theksua rëndësia e përdorimit të vlerësimit në baza kompetencash, si dhe përfitimet e shumta që ai sjell, duke përfshirë:
- ✅ Kritere vlerësimi objektive dhe transparente
- 🤝 Shkëmbime konstruktive mes studentëve dhe mësuesve
- 📈 Përmirësimi i vazhdueshëm i rezultateve gjatë procesit mësimor
- 🔄 Lehtësim i ndihmës reciproke midis studentëve
- 💡 Zbatimi i kompetencave në krijimin e produkteve efektive
Moduli u zhvillua në formën e një diskutimi interaktiv mes kolegëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, i cili u gjallërua përmes shkëmbimit të mendimeve dhe pyetjeve dhe përgjigjeve të hapura.
Ky diskutim kontribuoi në forcimin e kuptimit dhe zbatimit të vlerësimit të bazuar në kompetenca, duke nxitur zhvillimin e mëtejshëm të pedagogjisë dhe mësimdhënies në kuadër të fakultetit.
#Kompetenca #Vlerësimi #Arsim #InovacionPedagogjik #Trajnim #FakultetiGjuheveTeHuaja


