Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Në zemër të dijes: biblioteka e FGJH-së mirëpret studentët e rinj

Sot, studentët e vitit të parë të FGJH-së patën mundësinë të njihen nga afër me bibliotekën e pasur të Fakultetit, një hapësirë studimi e qetë dhe mikpritëse, e cila ofron një fond të gjerë librash në të gjitha gjuhët e programeve të studimit. 

Nga letërsia dhe linguistika, tek përkthimi dhe komunikimi ndërkulturor — studentët mund të eksplorojnë një shumëllojshmëri botimesh që pasurojnë dijen dhe frymëzojnë kërkimin shkencor. 

Gjithashtu, u prezantua edhe biblioteka digjitale e FGJH-së, një burim modern që u mundëson studentëve qasje të lehtë në materiale studimore, revista shkencore dhe literaturë akademike kudo që ndodhen. 

FGJH vazhdon të krijojë mjedise që nxisin leximin, hulumtimin dhe dashurinë për dijen!