Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Ngritja e Laboratorit audiovizual: Teknologji Inovative dhe Modele Evropiane

Objektivat e projektit

  • Ngritja dhe pajisja e një laboratori modern audiovizual, të bazuar në teknologji inovative dhe standarde evropiane.
  • Integrimi i mjeteve digjitale, platformave dhe teknologjive të avancuara në procesin e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
  • Forcimi i kapaciteteve akademike dhe profesionale të stafit dhe studentëve përmes përdorimit të infrastrukturës moderne.

Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit

  • Ngritja dhe funksionalizimi i Laboratorit të Përkthimit si hapësirë e dedikuar për mësimdhënie, praktikë profesionale dhe kërkim shkencor, në përputhje me modele evropiane të laboratorëve të përkthimit.
  • Pajisja me infrastrukturë teknologjike të avancuar, që mbështet punën me të dhëna gjuhësore, proceset e përkthimit profesional dhe prodhimin audiovizual: kompjutera me performancë të lartë, zgjidhje serverike (lokale dhe/ose cloud), pajisje audio-video profesionale dhe mjete për prezantime/interaktivitet.
  • Vendosja në përdorim e softuerëve dhe platformave të specializuara për kërkim korpusor, analizë gjuhësore dhe vlerësim empirik: mjete për analizë korpusi (p.sh. Sketch Engine), mjete për analiza statistikore dhe studime sasiore (p.sh. SPSS); komponentë/solucione të lidhura me përpunimin e gjuhës natyrore (NLP), që mundësojnë zhvillim dhe kërkim në teknologji gjuhësore.
  • Pasurimi i bibliotekës dhe databazës elektronike me burime referuese dhe literaturë të specializuar, duke rritur aksesin e studentëve dhe stafit në materiale shkencore dhe profesionale.

👉  Link: 🎉 Një hap i rëndësishëm për inovacionin dhe cilësinë në arsim! – Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

situs toto