Të gjithë bashkë, në një ditë festive buzë detit, nën rrezet e diellit, mes emocioneve të lojërave dhe muzikës pa fund në Beach Volley në Gjirin e Lalzit – një përjetim i veçantë i realizuar me studentët e FGjH-UT dhe Fakultetit të Infermierisë, UMT. 🌊☀️🏐
Aktiviteti u organizua nga Departamenti i Edukimit Fizik, UT, nën kujdesin e Profesoreshë Alma Benit, ku të gjitha lojërat u zhvilluan në formën e një mini kampionati mes dy fakulteteve, ku FGJH mori kupën në volejboll- kategoria meshkuj. 🏆
Radhën e ka aventura tjetër: më 18.04.2025, Hiking në Dajt! ⛰️
FGJH – UT, ne jemi më të mirët! 😊




