📚 Të dashur studentë,
Ju urojmë studim të mbarë dhe sukses në angazhimet tuaja akademike!
Ju informojmë se Salla 304 (laboratori i ri i përkthimit audiovizual) në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, UT, është tashmë në dispozicionin tuaj për punë me projekte, aktivitete akademike, studim individual dhe punë në grup. Kjo hapësirë është krijuar për të mbështetur kërkimin, bashkëpunimin dhe zhvillimin tuaj akademik.
Ju ftojmë t’i shfrytëzoni këto mundësi me përgjegjësi, duke respektuar rregullat dhe duke ruajtur një ambient të qetë e profesional.
✨ Ju urojmë punë të mbarë dhe shumë suksese!

