Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Përkthimi i letërsisë italiane për fëmijë në gjuhën shqipe

Objektivat e projektit

  • Të hidhej një vështrim i përgjithshëm kritik mbi Letërsinë për fëmijë (çfarë është letërsia për fëmijë; karakteristikat e saj; funksionet e ndryshme që e karakterizojnë (pedagogjik – edukativ, estetik – letrar, gjuhësor, social-kulturor, psikologjik, informues-konjitiv, zbavitës) duke mos lënë pas dore edhe studimin e gjuhës dhe përmbajtjes së librave për fëmijë, mjaft të rëndësishme këto për përkthyesin.
  • Të bëhej studimi i një korpusi të gjerë të teksteve të përkthyera në gjuhën shqipe të të ndryshëm italianë, duke ushtruar një qasje krahasuese në rrafshin gjuhësor dhe atë kulturor.
  • Të jepeshin një sërë rekomandimesh për përkthyesit e rinj që duan të ndërmarrin në të ardhmen rrugën e vështirë plot pengesa, por të bukur të përkthyesit për fëmijë.

Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit

M. Papa «Il fortunato viaggio di Pinocchio in Albania», artikull i botuar në Enciklopedinë Treccani të titulluar Atlante Pinocchio; f. 3-12; ISBN: 9788812011568, Itali.
M. Papa, “Përkthimi i elementëve kulturorë në letërsinë për fëmijë”, Konferencë ndërkombëtare, «Përkthimi dhe komunikimi, sfidat dhe përparësitë në rrafshin ndërkombëtar», Departamenti i Gjuhës Greke, 28 prill 2023, FGJH.
I. Tirana – Kumtesë në Konferencën Ndërkombëtare e cila u mbajt më datë 22-23 shtator në Bukuresht, me temë “Përkthimi në regjimet totalitare- aspekte gjuhësore, letrare dhe historike”, organizuar nga Departamenti i Gjuhëve dhe Letërsisë Romane, Klasike dhe Greko-Moderne. Tema e kumtesës: «Përkthimi i letërsisë për fëmijë mes kreativitetit, fantazisë dhe censurës. Rasti i Gianni Rodari-t në Shqipërinë diktatoriale». Aktet e konferences janë në process botimi. (https://www.italianisti.it/news/call-for-papers/cfp-latraduzione-nei-regimi- totalitari)
I. Tirana – Artikull i botuar në revistën Ndërkombëtare Shkencore “European Journal, Law and Social Sciences”, Vol. 8 Nr. 3, Janar 2023 Graz, Austria, me temë: «Problematiche linguistiche e culturali nella traduzione dei testi per l’infanzia – il caso di Cipollino in lingua albanese», f. 118-127, ISSN 2411-9725, IIPCCL PUBBLISHING, janar 2023.
M. Papa – Pjesëmarrje në tavolinën e rrumbullakët e organizuar me rastin e Panairit të Librit 2023 me ligjëratën «Emrat e përveçëm në përkthimet shqip të veprave të shkrimtarit Gianni Rodari», datë 16 nëntor 2023

👉 Link:
https://iipccl.org/wp-content/uploads/2023/01/BJIR-January-2023.pdf
https://www.facebook.com/FAKULTETIiGJUHEVEteHUAJAiUT/posts/pfbid09wv7scFYv1Hf7UfkWKpHu9Ladwg35XTyQdvLURzgNCHbeUwRPcejFkiF1znPC3b2l
https://www.facebook.com/FAKULTETIiGJUHEVEteHUAJAiUT/posts/pfbid0364HbVgowt1oo1yHnQfFnpMrCGLMaP9vbuxbBaDY3TDNRtjjdgh5wnhT7YejnZfeSl
https://www.facebook.com/photo/?fbid=548050794190159&set=a.483528607309045

situs toto