Msc. Andia Dani

Msc. Andia Dani

Biografia

As. Lektor Andia Dani ka mbaruar studimet Bachelor pranë Departamentit të Gjuhës Spanjolle të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Tiranë në vitin 2013 dhe u diplomua në degën ¨Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Hispanik¨. Më pas vijon studimet Master i Shkencave në ¨Gjuhë dhe Komunikin Ndërkulturor dhe Turistik¨.Pas përmbylljes me rezultate të larta të studimeve universitare nis specializimin pasuniversitar në Universitetin e Granadës, Spanjë dhe diplomohet në fushën e mësimdhënies së gjuhës spanjolle si gjuhë e huaj. Pas qëndrimit gjashtë mujor në Spanjë kthehet duke vazhduar angazhimin e saj si pedagoge pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Gjatë gjithë viteve si pjesë e stafit akademik të këtij fakulteti ka vazhduar të ndjeki trajnime të ndryshme të formimit profesional në fushën e mesimdhënies ku më të rëndësishmet kanë qënë ato të kryera në Universitetin e Malagës, Universitetin e Salamankës dhe Universitetin e Segovias, Spanjë. Në vitin 2018 çertifikohet nga Ministria e Turzimit dhe Mjedisit si udhërrefyese turistike kombëtare në gjuhën spanjolle duke punuar për disa nga kompanitë më të mëdha të turizmit në vend. Në vitin 2019 ndjek kursin përgatitor për të qënë ekzaminuese e provimit të mbrojtjes së gjuhës spanjolle të njohur ndërkombëtarisht DELE nga Instituti Servantes. Në qershor të vitit 2023 nis studimet e ciklit të tretë për marrjen e gradës Doktor në Fakultetin e Gjuhëvë të Huaja, Tirane. Pjesëmarrësë në Konferencën Ndërkombëtare ¨Didaktika e gjuhëve dhe kulturave të huaja: Nga politikat gjuhësore në qasjet për një kompetencë të shumëgjuhësisë¨ me titull kumtese: ¨Përmirësimi i kompetencës komunikuese kulturore në komunikimin turistik përmes Spanjishtes për Qëllime Specifike.