Dr. Bora Kuçuku

Fakultetit i gjuhëve të huaja

Dr(në proces) Bora Kuçuku

Bora Kuçuku, që prej vitit 2011 e deri më sot, është lektore e brendshme e letërsisë moderne
franceze dhe e komunikimit në Departamentin e Gjuhës Frënge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, të
Universitetit të Tiranës dhe po aty është në proces doktorature me tezën : Surrealizmi, ose Poetika e
pavetëdijes.
Studimet e larta i ka përfunduar në Paris në 2004-ën në Universitetin Sorbonne-Nouvelle, Paris III dhe
është titullare e diplomes katërvjeçare me temën : Eksplorimi i universit psiqik në disa nga veprat
e Robert Desnos-it dhe Roger Vitrac-ut/ Surrealizmi dhe Ëndrra.
Më vonë, ajo u zhvendos në Romë, Itali, ku edhe përfundoi Masterin në Universitetin e Sapienza-s,
për Shkenca Komunikimi, MIRIS 2006 – Master Imigrantë e Refugjatë, Formim, Komunikim dhe
Integrim Social, me temën Bilinguizmi si një integrim konkret.
Në vitet 2007 dhe 2008 ajo ka dhënë kurse të gjuhës shqipe (fillestarë dhe të avancuar) në Fakultetin
e Letërsive dhe të Gjuhëve të Huaja, në Fakultetin e Iberistikës, Amerikanistikes dhe Slavistikës në
Universitetin Ca’ Foscari të Venecias në kuadrin e Aktiviteteve Didaktiko-Integrative dhe Tutoriale,
Propedeutike dhe të Rikuperimit dhe po në këtë fakultet bëhet një ndër organizatoret dhe referueset e
konferencës, nga ku del edhe botimi me të njëjtin titull » “Të lexosh Kadarenë: Kritikë, Ricension,
Bibliografi” nën kujdesin e prof. Alessandro Scarsella-s, BIBLION Edizioni s.r.l. Milano 2008.
Në vitet 2009-2011 punon si lektore e brendshme dhe e jashtme në disa universitete jopublike në
Tiranë me lëndë si « Politika Migratore », « Komunikimin Publik » dhe « Semiotikë ».
Ka marrë marrë pjesë në disa konferenca e botuar në disa revista të ndryshme kombëtare dhe
ndërkombëtare si në Vienë, Bruksel, Londër, Romë, Venecia, Bukuresht, Prishtinë, etj. Zotëron
frengjishten, italishten dhe anglishten