Prof.Dr. Esmeralda KROMIDHA
Pedagoge në Departamentin e Gjuhës Frënge, Universiteti i Tiranës. Pas diplomimit në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ka kryer studime të Masterit në Gjuhësi-Didaktikë në Universitetin Denis Diderot – Paris VII, në Francë, dhe më pas Doktoratën në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në fushën e didaktikës së gjuhës së huaj.
Funksionet: Aktualisht Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja – Anëtare e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës.
Funksionet administrative të mëparshme: Zëvendës Rektore e Universitetit të Tiranës; Pwrgjegjwse e Departamentit të Gjuhës Frënge; Zëvendës Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja; Anëtare e Këshillit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
Fushat e mësimdhënies dhe kërkimit: Didaktika dhe metodologjia e mësimdhënies së gjuhëve të huaja; Metodologjia e kërkimit shkencor në didaktikën e gjuhëve të huaja; Komunikimi dhe edukimi ndërkulturor.
Autore e artikujve dhe kumtesave të shumta shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Organizatore dhe drejtuese e veprimtarive shkencore dhe kulturore për promovimin e gjuhës frënge dhe vlerave të Frankofonisë. Drejtuese e projekteve shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka veprimtari të gjërë në fushën e mbrojtjes të çështjeve sociale si barazia grua-burrë, angazhimi i të rinjve në komunitet dhe sipërmarrja, etj.
“Personaliteti i Frankofonisë” akorduar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë