Gjatë takimit u zhvillua një bashkëbisedim konstruktiv mbi forcimin e marrëdhënieve institucionale dhe perspektivat e bashkëpunimit akademik ndëruniversitar 🌍, veçanërisht në fushat e gjuhëve të huaja, komunikimit ndërkulturor dhe nismave të përbashkëta me dimension ndërkombëtar.
Me këtë rast, u shpreh kënaqësia për të mirëpritur së shpejti Prof. Dr. Ali Güneş në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në kuadër të një leksioni të hapur për studentët 📚, që do të kontribuojë në pasurimin e jetës akademike dhe në shkëmbimin e përvojave ndërinstitucionale.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja vazhdon të mbetet i angazhuar në ndërtimin dhe konsolidimin e partneriteteve cilësore, në funksion të rritjes së standardeve akademike dhe ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë në Shqipëri 🇦🇱.



