Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Prof. Eqrem Çabej në albanologji dhe në gjuhësinë europiane. Monografi e digjitalizuar, Open Access mbi materiale autentike të papublikuara deri tani, të përkthyera në shqip (letërkëmbim me personalitetet Prof. Gerhard Rohlfs, Tübingen, Prof. Herman Ölberg, Innsbruck dhe Prof. Maximilian Lambertz, Leipzig)

Objektivat e projektit

  • Digjitalizimi, sistemimi dhe publikimi Open Access i letërkëmbimit autentik të Prof. Eqrem Çabejt me Prof. Gerhard Rohlfs (Universiteti i Tübingenit), Prof. Herman Ölberg (Universiteti i Innsbruckut) dhe Prof. Maximilian Lambertz (Leipzig), si burime të papublikuara deri më tani për albanologjinë dhe gjuhësinë europiane.
  • Përkthimi në gjuhën shqipe i letërkëmbimit të Prof. Eqrem Çabejt me Gerhard Rohlfs, Herman Ölberg dhe Maximilian Lambertz, duke garantuar saktësi terminologjike dhe akses të gjerë për komunitetin shkencor shqiptar dhe ndërkombëtar.
  • Hartimi dhe publikimi i një monografie shkencore të digjitalizuar, Open Access, që analizon në mënyrë të përqasur kontributin e Prof. Eqrem Çabejt në dialog me Rohlfs, Ölberg dhe Lambertz, me botim në Gjermani dhe shpërndarje në bibliotekat kombëtare dhe universitare gjermane e më tej, duke siguruar qasjen e studiuesve brenda dhe jashtë vendit, të diasporës shqiptare, si dhe përdorimin e saj si burim autentik shkencor në Albanologji dhe gjuhësinë europiane

Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit

  • Projekti synon digjitalizimin, përkthimin dhe publikimin Open Access të materialeve autentike të papublikuara deri më tani nga letërkëmbimi i Prof. Eqrem Çabejt me Prof. Gerhard Rohlfs, Prof. Herman Ölberg dhe Prof. Maximilian Lambertz, duke krijuar një korpus burimor shkencor të qëndrueshëm për albanologjinë dhe gjuhësinë europiane.
  • Rezultati kryesor i Projektit është monografia shkencore e digjitalizuar, e botuar në Gjermani dhe e shpërndarë në bibliotekat kombëtare dhe universitare gjermane e më gjerë, si dhe e aksesueshme në format Open Access, duke garantuar qasjen e studiuesve brenda dhe jashtë vendit, përfshirë diasporën shqiptare, dhe përdorimin e saj si burim autentik referimi në kërkimin shkencor.
  • Në kuadër të zbatimit të Projektit u realizuan veprimtari të strukturuara kërkimore si: seleksionimi, sistemimi dhe digjitalizimi i materialeve arkivore; përkthimi i letërkëmbimit; analiza shkencore dhe hartimi i monografisë; si dhe diseminimi i rezultateve përmes aktiviteteve akademike.
  • Një veprimtari qendrore ishte organizimi i një workshop-i shkencor në Universitetin e Gjirokastrës për prezantimin e materialeve arkivore të papublikuara dhe rezultateve paraprake të kërkimit. Workshop-i nxiti diskutimin akademik ndërmjet studiuesve, pedagogëve dhe studentëve, si dhe forcoi qasjen kritike ndaj burimeve autentike në studimet albanologjike.
  • Projekti kontribuon në ruajtjen, dokumentimin dhe ndërkombëtarizimin e trashëgimisë shkencore të Prof. Eqrem Çabejt, duke forcuar praninë e Albanologjisë shqiptare në hapësirën akademike europiane dhe duke krijuar një bazë të hapur dhe të besueshme burimore për studime të mëtejshme

👉  Link: https://www.facebook.com/share/p/1F4N4wiLdX/

situs toto