Promovimi i aktivitetit shkencor

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja synon të promovojë sa më shumë veprimtarinë kërkimore të personelit akademik dhe të studentëve. Tashmë, ekipet mësimore – kërkimore të çdo njësie bazë, të cilat funksionojnë së bashku nën ombrellën e Laboratorit Kërkimor në Didaktikën e Gjuhëve të Huaja, Përkthim, Letërsi dhe Lingiustikë – DiPLLing, janë të anagazhuara në projekte të ndryshme si edhe janë duke planifikuar veprimtari të ndryshme kërkimore për dy (2) vjeçarin e ardhshëm.
Në këtë kuadër, nëse dëshironi të komunikoni, bashkëpunoni apo promovoni punën tuaj kërkimore në nivel ekipi apo në nivel individual, nëpërmjet formularit të mëposhtëm, ju ofrojmë mundësinë ta prezantoni atë në publik përmes leksioneve të hapura, web-it, rrjeteve sociale si dhe të bëni të njohur nëse jeni të hapur në projektin tuaj kërkimor për bashkëpunim me studiues të tjerë.

https://forms.office.com/e/bXXZUbquqn