Të dashur Maturantë që keni aplikuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja-Universiteti i Tiranës, ju falenderojmë për besimin që keni shprehur ndaj Fakultetit tonë.
Bashkëngjitur do të gjeni listat e plota paraprake të renditjes së kandidatëve të raundit të dytë për të ndjekur studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, vitin akademik 2024-2025.
Fituesit e raundit të dytë të çdo programi studimi Bachelor janë deri në vijën e kuqe.
Renditja e aplikantëve fitues të raundit të dytë në FGJH, viti akademik 2024-2025
Njoftohen të gjithë aplikantët maturantë fitues të raundit të dytë, të ciklit të parë Bachelor, viti akademik 2024-2025, për Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, që të paraqiten në Sekretarinë Mësimore FGJH për të kryer regjistrimin në një nga programet e studimit në të cilin janë shpallur fitues.
Regjistrimet për fituesit e raundit të dytë fillojnë prej datës 28 Shtator deri në 7 Tetor 2024.
Procesi i regjistrimit është i ndarë në 7 faza 48 – orëshe.
Në rastin e mos regjistrimit brenda 48 orëve në programin ku ju jeni shpallur fitues, humbisni të drejtën e regjistrimit në atë program.
Dokumentat e nevojshme për regjistrim janë si më poshtë:
- Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja;
- Fotokopja e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesa e pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MASR;
- Mandati i pagesës së tarifës së regjistrimit dhe deklaratën, e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të IAL-së dhe që nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë.
Ju mirëpresim!
Klikoni mbi program për të parë renditjen:
Perkthim dhe Interpretim ne Gjuhë Greke dhe Angleze
Të dashur maturantë, ju sqarojmë se edhe sikur të gjithë kandidatët fitues në listat paraprake të shpalluara të regjistrohen në FGjH, mbeten përsëri kuota të lira.
Kjo vjen për arsye se i njëjti maturant është shpallur fitues në disa programe studimi të ofruara nga FGjH.