Në ambientet e Bibliotekës “Rozafa”, të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT, studentë dhe pedagogë u bënë pjesë e një takimi të veçantë me shkrimtarin dhe studiuesin Virion Graçi, të mbledhur nën tematikën “Shtatë dritare si kujtesë epokash”.
Gjatë bashkëbisedimit, autori ndau me të pranishmit reflektime mbi romanin e tij “Shtatë dritaret”, duke u ndalur te temat e kujtesës, historisë dhe përvojës njerëzore, si dhe mbi rolin e letërsisë në ruajtjen e rrëfimeve që rrezikojnë të humbasin në kohë.
Diskutimi u shoqërua me pyetje dhe komente nga pedagogët e studentët, duke krijuar një atmosferë ndërvepruese dhe frymëzuese për të gjithë pjesëmarrësit.
🎓 Takime të tilla janë një mundësi e vyer për të afruar studentët me autorët dhe për të nxitur dialogun mbi letërsinë dhe kulturën.
🙏 Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për praninë dhe kontributin në këtë aktivitet!







