Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Studentët e Universitetit të Tiranës do të kenë mundësi të ushtrojnë sporte edhe në kuadër të programit mësimor

Të dashur studentë,

Studentët e Universitetit të Tiranës do të kenë mundësi të ushtrojnë sporte edhe në kuadër të programit mësimor, i cili është rikthyer në të gjitha fakultetet për të nxitur angazhimin e studentëve në aktivitete fizike.

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës, i mbledhur më 9 tetor 2023, mori vendim unanim që “Edukimi Fizik” të ofrohet si lëndë me zgjedhje ekstrakurrikulare për të gjithë studentët e sistemit Bachelor, në të gjitha Njësitë Kryesore, pavarësisht programit apo vitit të studimit.

Nëpërmjet këtij vendimi, çdo student ka mundësinë të regjistrohet në modulin e Edukimit Fizik, duke ushtruar pasionet sportive dhe duke përfituar nga pjesëmarrja në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare si përfaqësues i Universitetit të Tiranës.

Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve Universitare (DEFSU) ofron organizimin e lëndës(sport) në këto disiplina sportive:
• Volejboll
• Basketboll
• Futboll
• Ping-Pong
• Tenis
• Atletikë
• Fitnes
• Hiking
• Handboll
• Zumba
• Sportet Luftarake
• Futsall

Pedagogët e DEFSU do t’ju informojnë dhe mbështesin për formimin e grupeve sportive dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm, pasi ju të jeni regjistruar.

Për regjistrim, referojuni linkut më poshtë dhe ndiqni hapat përkatës:

https://forms.office.com/e/NKJsbJbtXZ

situs toto