Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Studime Doktorale

Programi i ciklit të tretë të studimeve Doktoratë në Shkenca Humane, me nënfushat Shkenca Gjuhësore dhe Letërsi Botërore Moderne dhe Postmoderne që ofrohet nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja synon formimin e një brezi të ri studiuesish të pavarur dhe krijues, të aftë për të kontribuar në zhvillimin shkencor, pedagogjik dhe kulturor në fushat e gjuhës, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe didaktikës bashkëkohore.

Objektivi kryesor shkencor i programit është zhvillimi i kërkimit origjinal në disiplinat filologjike dhe ndërdisiplinore, duke nxitur qasje inovative në studimin e gjuhëve, formave të ligjërimit, të mësimdhënies, kulturës dhe proceseve të ndërveprimit shoqëror e komunikues në epokën digjitale.

Misioni kërkimor i programit është të krijojë një hapësirë akademike të përqendruar në cilësinë, etikën dhe ndikimin e kërkimit shkencor, duke i pajisur doktorantët me kompetenca të thelluara metodologjike, analitike dhe digjitale. Ky profil studiuesi kërkohet të jetë kritik dhe ndërkombëtarisht ndërveprues, me aftësi për të integruar rezultatet kërkimore në praktikat universitare, në politikëbërjen gjuhësore e kulturore, si dhe në zhvillimin e shoqërisë së dijes.

Programi funksionon në përputhje me Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”, Rregulloret e Universitetit të Tiranës, si dhe udhëzimet e Agjencisë Kombëtare të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL). Ai kontribuon drejtpërdrejt në realizimin e Strategjisë Kombëtare për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor 2023–2030 dhe në planet institucionale të Universitetit të Tiranës për zhvillimin e kapaciteteve kërkimore, ndërkombëtarizimin e programit dhe promovimin e ekselencës akademike. Njëkohësisht, programi është konceptuar në përputhje me Standardet dhe Udhëzimet Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ESG 2015), duke garantuar transparencë, autonomi akademike, vlerësim të jashtëm periodik dhe përfshirje aktive të doktorantëve në proceset e sigurimit të cilësisë.

Riorganizimi i programit të ciklit të tretë të studimeve në “Shkenca Humane”, me nënfushat “Shkenca Gjuhësore” dhe “Letërsi Botërore Moderne dhe Postmoderne”, u mundësua përmes Vendimit të Senatit Akademik Nr. 9, datë 26.04.2021, që miratoi aktivizimin e programit. Procesi u finalizua me Urdhrin nr. 153, datë 24.03.2022, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, i cili e kategorizoi diplomën e gradës shkencore “Doktor” në Shkenca Humane me nënfushat “Shkenca Gjuhësore” dhe “Letërsi Botërore Moderne dhe Postmoderne”, duke e vendosur këtë program në nivelin 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve.

Ky riorganizim vendos në qendër doktorantin si studiues në zhvillim, duke i ofruar përfshirje aktive në projekt kërkimor, publikime dhe bashkëpunime shkencore, që rrisin jo vetëm cilësinë e diplomës, por edhe ndikimin institucional dhe kombëtar..

Programi mbështetet nga një infrastrukturë moderne kërkimore, që përfshin laboratorë shkencorë, biblioteka të specializuara të institucionit dhe akses në burime elektronike si JSTOR, COBISS++ dhe U-Library, si edhe nga mundësi të shumta bashkëpunimi me universitete partnere evropiane, institucione publike, jopublike dhe ndërmarrje. Këto kapacitete e pozicionojnë FGJH-në si një qendër të rëndësishme akademike dhe kërkimore në fushën e shkencave humane.

11

Doktoratura të mbrojtura

11

Ditë studimore

Kush mund te aplikoj? Si te aplikoj? Plan pune, vleresime Programe studimi Kriteret Baza

11

Doktoratura të mbrojtura

11

Doktoratura të mbrojtura

Kontakt

Dega e Kualifikimit Shkencor dhe Botimeve

Rudina Koromani

[email protected]  

Marseda Koçi       

marseda.koç[email protected]