Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Takim informues me maturantët e Gjimnazit me Orientim Gjuhësor “Asim Vokshi”

Më datë 19 mars 2026, pedagogët e gjuhës turke, Prof. Asoc. Dr. Xhemile Abdiu dhe Dr. Alban Foçi zhvilluan një takim me maturantët e Gjimnazit me Orientim Gjuhësor “Asim Vokshi”, takim në të cilin informuan nxënësit maturantë në lidhje me mundësitë e ofruara nga programet e studimit në Degën e Gjuhës Turke në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.

Pas prezantimit të programeve të studimit që ofron Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, dhe programet Bachelor dhe Master në Degën e Gjuhës Turke, pedagogët folën për bashkëpunimet me universitetet e Turqisë, Programin Erasmus +, mbështetjen e Turqisë për studentët shqiptarë nëpërmjet Bursave që ofron Turqia, ku fitues kanë qenë shumë studentë të Degës së Gjuhës Turke.

Në takimin me maturantët ishin të pranishëm edhe studentet e Degës së Gjuhës Turke, të cilat kanë kryer më parë mobilitet Erasmus + në universitetet në Turqi, dhe aktualisht zhvillonin praktikën mësimore.

Takimi vijoi në formë bashkëbisedimi mes pedagogëve dhe nxënësve.

Falenderojmë Drejtoreshën e Gjimnazit me Orientim Gjuhësor, znj. Marsida Jarani, znj. Olta, përgjegjëse për zhvillimin e karrierës, mësuesit e talentuar të gjuhës turke – ish studentë të Degës së Gjuhës Turke – z. Holger Protopapa dhe znj. Antinela Delija, të gjithë nxënësit maturantë të gjimnazit që morën pjesë në takim, si dhe studentet e Masterit të Degës së Gjuhës Turke që zhvillojnë praktikën në këtë shkollë, Adela Fejzo, Sonila Troci dhe Pamela Kalldani, për mikpritjen, për bashkëpunimin, për prezencën dhe për interesimin e treguar.

situs toto