Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Takimi “Green Day FGJH/UT”

🗓Sot, në Ditën e Riciklimit, 18 Mars 2025, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, zhvilloi takimin “Green Day FGJH/UT”, një takim që synoi sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin qytetar të studentëve të këtij fakulteti dhe jo vetëm.
👉Takimin e hapi Koordinatorja e Klubit të Ambientalistëve FGJH, Prof. Asoc. Dr. Aida Gjinali, e cila prezantoi politikat mjedisore të FGJH-së, nismat e ndërmarra dhe aktivitetet e zhvilluara nga FGJH/UT.
👉Të ftuar në këtë takim ishin:
– Prof. Asoc. Dr. Mihallaq Qirjo, pedagog pranë FSHN dhe Drejtor i Qendrës Burimore në Shqipëri,
– Prof. Asoc. Dr. Laura Gjyli, pedagoge pranë UAMD, nismëtare dhe koordinatore e lëvizjes vullnetare-qytetare-edukuese-mjedisore @cleanishemriver; të cilët në fjalën e tyre referuese paraqitën problematikat që paraqet mjedisi ku jetojmë ne sot, ndryshimet klimaterike, pasojat që sjell ndotja në aspekte të ndryshme të Faunës dhe Florës, ujërave dhe shëndetit tonë dhe gjithashtu si gjithsecili prej nesh mund të ofrojë kontributin e tij sado të vogël në mbrojtje e tij.
👉Gjithashtu në këtë takim u paraqitën aktivitetet e shumta të kryera deri më sot nga UAMD-ja në bashkëpunim me shkollat e ndryshme dhe organizata që kanë si objekt ruajtjen e mjedisit.
👉E pranishme ishte gjithashtu znj. Nertila Miçollari, Menaxhere e projektit Klima Sot, Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri, e cila paraqiti burimet informative virtuale ku gjithsecili nga ne mund të marrë informacione lidhur me mjedisin dhe ndryshimet drastike klimaterike në vendin tonë.
🙂Duke falënderuar pjesëmarrësit, profesorë e studentë të pranishëm në takim, urojmë që ky takim të shndërrohet në të ardhmen në nisma konkrete të ndërmarra së bashku në mbrojtje të mjedisit dhe Tokës ku ne jetojmë.