Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka kënaqësinë të njoftojë se tashmë ofron edhe testin ndërkombëtar të gjuhës angleze TOEFL, falë marrëveshjes mes UT-së dhe kompanisë së testimit STA.
Ky certifikim ofrohet krahas të gjitha testeve dhe certifikimeve zyrtare që FGJH ofron për gjuhë të ndryshme.

