Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Trajnime të Zhvilluara me Personelin Ndihmës Akademik të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

Trajnim për “Mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurinë kibernetike”

Më datë 28 tetor, në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik në bashkëpunim me Zyrën e Teknologjisë së Informacionit, zhvilluan një trajnim për personelin akademik dhe ndihmës-akademik me temë “Mbrojtja e të dhënave personale dhe siguria kibernetike”.

Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) dhe solli në fokus rëndësinë e sigurisë digjitale dhe mbrojtjes së të dhënave në mjedisin akademik. Eksperti i AKSK-së, z. Ervis Qose, ndau me pjesëmarrësit njohuri praktike dhe shembuj konkretë për mënyrat e sigurta të përdorimit të teknologjisë, menaxhimin e rreziqeve kibernetike dhe respektimin e legjislacionit që garanton mbrojtjen e informacionit.

Ky trajnim përbën një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një kulture të qëndrueshme të sigurisë kibernetike në institucionin tonë akademik.

Në datat 8 – 12 korrik 2024, në ambientet e Fakultetit u zhvillua një cikël trajnimesh mbi teknologjitë e reja digjitale me Personelin Ndihmës Akademik dhe Administrativ nga Dega e IT-së së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, mbështetur nga AUF.

Disa nga temat e trajtuara ishin: Njohja me aplikacionet teknologjike si: Canva, Everything, Google Share Folder, Zoom etj.

Sistemi e-Student, Problematikat më të shpeshta dhe zgjidhja në kohë reale.
Përdorimi i paketës Microsoft Office (Excel, Word, PowerPoint), Ngarkimi i materialeve në CD-DVD dhe njohuri bazike mbi printerat.
Përdorimi efikas i emailit zyrtar, ndërlidhja me ”ChatGPT, Glarity & Quillbot” etj.
Siguria në rrjetin akademik dhe mirëmbajtja e adresave zyrtare.
Synimi i këtij cikli trajnimesh ishte fuqizimi i kapaciteteve profesionale të stafit, përmirësimi i aftësive organizative dhe komunikuese, si dhe ofrimi i njohurive të përditësuara në fusha të ndryshme të menaxhimit dhe administrimit universitar.

Qëllimi kryesor i këtij programi trajnimesh ishte kontribuimi në përmirësimin e performancës individuale dhe institucionale, nëpërmjet ndërtimit të një kulture të të nxënit të vazhdueshëm dhe zhvillimit të aftësive që ndikojnë drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e jetës akademike.

Temat e trajnimeve përfshinin aspekte praktike të punës administrative, përdorimin efikas të sistemeve digjitale dhe platformave institucionale, komunikimin ndërpersonal, menaxhimin e dokumentacionit, etiketën institucionale dhe zhvillimin profesional në përgjithësi.