Takim pune në kuadër të projektit UT–KEI
Më 22 janar 2026, në Sallën “Rozafa” të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, u zhvillua në format hibrid takimi i radhës në kuadër të projektit UT–KEI, me titull:
“Transformimi i mësimdhënies në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm. Politikat dhe strategjitë e formimit universitar fillestar dhe të vazhduar të mësuesve. Problematikat aktuale dhe propozime vizionare mbi profesionin e mësuesit.”
Gjatë takimit u prezantua puna e realizuar deri më tani nga secili grup pune, duke u ndalur në ecurinë e aktiviteteve dhe rezultatet e arritura. Në vijim, u diskutua mbi organizimin dhe konceptimin e workshop-it, i cili do të përbëjë aktivitetin e ardhshëm të projektit.
Në këtë takim morën pjesë: Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Prof. Asoc. Dr. Blerina Hamzallari, Prof. Asoc. Dr. Eglantina Kalluçi, Prof. Asoc. Dr. Rudina Osmanaj, Prof. Dr. Dhurata Shehri, Dr. Albana Kosovrasti, Dr. Drita Rira dhe Prof. Asoc. Dr. Etleva Kondi.
Takimi shërbeu si një moment i rëndësishëm koordinimi institucional dhe planifikimi për hapat e mëtejshëm në zbatimin e projektit UT–KEI.

Takimi i dytë i projektit
“Transformimi i mësimdhënies në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm. Politikat dhe strategjitë e formimit universitar fillestar dhe të vazhduar të mësuesve. Problematikat aktuale dhe propozime vizionare mbi profesionin e mësuesit.” u zhvillua më Dhjetor 2025 në format hibrid — fizikisht në sallën “Rozafa” në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe online.
Gjatë takimit u diskutuan në detaje objektivat e projektit, ndërsa pjesëmarrësit ndanë ide dhe propozime për përmirësimin e qasjeve dhe forcimin e hapave të ardhshëm.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar!

Në kuadër të projektit fitues “Trasformimi I mësimëdhenies në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm. Politikat dhe Strategjitë e formimit universitar fillestar dhe te vazhduar të mësuesve. Problematikat aktuale dhe propozime vizionare mbi profesionin e mësuesit.”, u zhvillua takimi i parë i grupit të punës. Gjatë këtij takimi, u diskutuan problematikat aktuale dhe propozimet vizionare lidhur me profesionin e mësuesisë, si dhe politikat dhe strategjitë e formimit universitar fillestar dhe të vazhduar të mësuesve.
Një nga vendimet kryesore ishte ndarja e grupit të punës në grupe më të vogla, bazuar në përmbajtjen e punës së secilit grup. Secili grup do të fokusohet në zhvillimin e strategjive dhe rekomandimeve për përmirësimin e profesionit të mësuesisë, duke iu referuar sfidave dhe mundësive që do të paraqiten gjatë procesit. Po ashtu, do të përcaktohen burimet dhe bazat mbi të cilat do të mbështeten këto rekomandime.
Ky aktivitet ka hapur mundësitë për një bashkëpunim më të ngushtë dhe për një analizë më të thellë të çështjeve që lidhen me zhvillimin e mësuesisë dhe sistemin arsimor.

