Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik, në bashkëpunim me Zyrën e Këshillimit të Karrierës në FGJH zhvilluan sot trajnimin për studentët e FGJH-së me temë: “Si të bëhemi sipërmarrës. Planifikimi dhe zhvillimi i karrierës. Rrjetëzimi profesional dhe ndërtimi i portofolit në fushën e turizmit” me të ftuar Z. Riges Beqiri nga Kompania Smart Tour Albania.
Ky trajnim kishte si qëllim të pajiste studentët me njohuri praktike dhe aftësi thelbësore për të ndërtuar dhe zhvilluar një karrierë të suksesshme në sektorin e turizmit, një ndër fushat më dinamike dhe me potencial të lartë zhvillimi.
Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit u njohën me:
Parimet bazë të sipërmarrjes dhe hapat për nisjen e një ideje biznesi;
Strategjitë për planifikimin dhe zhvillimin e karrierës;
Rëndësinë e rrjetëzimit profesional dhe ndërtimin e marrëdhënieve në industri;
Krijimin e një portofoli profesional konkurrues, etj.
Trajnimi u karakterizua nga pjesëmarrje aktive, diskutime interaktive dhe shkëmbim idesh, duke nxitur mendimin kritik dhe kreativitetin e studentëve.








