Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

U zhvillua trajnimi me temë: “Trendet Globale të Turizmit, Ndikimi i Konflikteve dhe Roli i Organizatës Botërore të Turizmit”

Në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm të studentëve tanë, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik në bashkëpunim me Agjencinë Zemra Travel zhvilluan me sukses trajnimin për studentët e FGJH-së me temë: “Trendet Globale të Turizmit, Ndikimi i Konflikteve dhe Roli i Organizatës Botërore të Turizmit”, me të ftuar Z. Elkierd Deliu dhe Eduart Cekoja, ekspertë në fushën e turizmit.

Synimi i këtij trajnimi ishte të ofronte një pasqyrë të thelluar mbi dinamikat aktuale të industrisë së turizmit në nivel ndërkombëtar.

Gjatë trajnimit, studentët u njohën me trendet më të fundit globale, përfshirë transformimin digjital të sektorit, ndryshimet në preferencat dhe sjelljen e turistëve, si dhe rritjen e rëndësisë së turizmit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm. Përmes diskutimeve dhe shembujve konkretë, u analizua mënyra se si këto zhvillime po ndikojnë në formësimin e tregut turistik dhe në krijimin e mundësive të reja profesionale.

Një pjesë e rëndësishme e trajnimit iu dedikua ndikimit të konflikteve dhe krizave globale në turizëm, duke evidentuar pasojat në lëvizjen e turistëve, sigurinë e destinacioneve dhe zhvillimin ekonomik të vendeve. Studentët patën mundësinë të reflektojnë mbi sfidat reale me të cilat përballet industria dhe mënyrat se si ajo përshtatet në situata të pasigurta.

Në këtë kontekst, u trajtua edhe roli i Organizata Botërore e Turizmit si një institucion kyç në promovimin e turizmit të qëndrueshëm, koordinimin e politikave ndërkombëtare dhe mbështetjen e vendeve në menaxhimin e krizave dhe rikuperimin e sektorit.

Trajnimi u karakterizua nga një qasje interaktive dhe kontribuoi në forcimin e njohurive akademike, zhvillimin e aftësive analitike të studentëve, duke i përgatitur ata për sfidat dhe mundësitë e tregut global të turizmit.

situs toto