Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Workshop mbi Transformimin e Mësimdhënies dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm në Arsim

Në kuadër të projektit UT-KEI “Transformimi i mësimdhënies në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm: Politikat dhe strategjitë e formimit universitar fillestar dhe të vazhduar të mësuesve. Problematikat aktuale dhe propozime vizionare mbi profesionin e mësuesit”, do të organizohet një workshop në datën 27 mars 2026, në orën 09:00, në Sallën Rozafa.

Ky aktivitet zhvillohet si pjesë e veprimtarive të parashikuara në projekt dhe synon të prezantojë rezultatet e arritura deri më tani, si dhe të nxisë diskutimin akademik mbi sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të profesionit të mësuesit në kontekstin e transformimeve bashkëkohore në arsim.

Në këtë workshop do të marrin pjesë pedagogë, studiues dhe ekspertë të fushës së arsimit, ndërsa i ftuar special do të jetë Calin Rus, Ekspert Ndërkombëtar pranë Këshillit të Europës dhe drejtor i Intercultural Institute of Timișoara, Rumani, i cili do të kontribuojë me një prezantim mbi zhvillimin profesional të mësuesve dhe sfidat e arsimit në epokën digjitale.

Gjatë workshop-it, grupet e punës të projektit UT-KEI do të prezantojnë ecurinë e punës së tyre, shkëmbime idesh dhe përvojash, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe institucional për zhvillimin e qëndrueshëm të sistemit arsimor dhe rritjen e cilësisë së profesionit të mësuesit.

situs toto