Më 08/04/2025, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, UT, Klubi Letrar zhvilloi një bisedë letrare frymëzuese me autoren dhe studenten e gjuhës angleze, Kleantina Ferzaj. Aktiviteti mblodhi studentë dhe dashamirës të letërsisë në një atmosferë të ngrohtë dhe bashkëbiseduese, ku u ndanë ide, reflektime dhe përvoja mbi krijimtarinë, si dhe mbi rolin e letërsisë në formimin intelektual dhe personal.
Gjatë takimit, autorja ndau këndvështrimet e saj mbi procesin krijues dhe sfidat e të shkruarit, duke bashkëvepruar drejtpërdrejt me të pranishmit dhe duke i ftuar në një dialog të hapur, frymëzues dhe motivues. 📖🖊️
Një aktivitet me vlera të veçanta, që nxiti diskutimin letrar dhe forcoi urat e komunikimit mes autorëve dhe studentëve. 🤍







