
Të dashur studentë të Universitetit të Tiranës,
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja njofton se ka nisur procesi i zgjedhjes së lëndës ekstrakurrikulare për studentët e fakulteteve të tjera të Universitetit të Tiranës, për vitin akademik 2025–2026.
Ky aktivitet synon të ofrojë mundësi shtesë formimi gjuhësor dhe kulturor për studentët e UT-së, përmes ndjekjes së një kursi gjuhe të huaj të zhvilluar nga stafi akademik i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
Zgjidhini gjuhën që dëshironi të zhvilloni përmes linkut më poshtë:
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Universiteti i Tiranës