Zgjidhni Fakultetin e Gjuhëve të Huaja!
Mësim në auditore dhe praktika të vazhdueshme në terren!
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka bërë të mundur bashkëpunime të suksesshme me një gamë të gjerë institucionesh, si:
Ministria e Arsimit
Ministria e Turizmit
Bashkia Tiranë
Shtëpi Botuese
Institucione Publike dhe Private në Fushën e Mësimdhënies
Agjenci Turistike
Qendra Përkthimi
Institucione në Fushat e Ekonomisë dhe Burimeve Njerëzore
Banka etj.
Këto partneritete na ndihmojnë të ofrojmë shërbime të ndryshme dhe të përmirësojmë përvojat tuaja në çdo aspekt. Duke lidhur përvojën teorike të marrë në fakultet me përvojën praktike në këto institucione, ju mundësojmë të fitoni njohuri të vlefshme dhe aftësi që janë të domosdoshme në tregun e punës.
Përmes këtyre bashkëpunimeve, studentët tanë kanë mundësinë të marrin pjesë në praktika profesionale, projekte kërkimore, dhe aktivitete të ndryshme që i përgatisin ata për sfidat e karrierës së tyre të ardhshme.
Gjithashtu, bashkëpunimet tona sigurojnë një rrjet të gjerë kontaktesh dhe mundësi për zhvillim profesional, duke bërë që diploma nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja të ketë vlerë të lartë.
Së bashku për një të ardhme më të ndritur dhe të suksesshme!