Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Zhvillimi i kompetencës komunikuese në mësimin e gjuhës frënge: Rezultatet e studimit kombëtar AKKSHI (2024–2026)

Departamenti i Gjuhës Frënge, organizon më 21 nëntor 2025, në Sallën 112, workshop-in me temë “Zhvillimi i kompetencës komunikuese në mësimin e gjuhës frënge: Rezultatet e studimit kombëtar AKKSHI (2024–2026)”. Ky aktivitet paraqet gjetjet kryesore të studimit të parë gjithëpërfshirës në nivel kombëtar mbi ndikimin e kurrikulës me bazë kompetencash në zhvillimin e kompetencës komunikuese tek nxënësit e gjuhës frënge në arsimin e mesëm të lartë.

Workshop-i do të drejtohet nga Prof. Asoc. Dr. Migena Alimehmeti dhe Prof. Asoc. Dr. Lorena Dedja, të cilat do të prezantojnë analizat më të fundit të të dhënave të mbledhura gjatë fazave të projektit AKKSHI (2024–2026). Diskutimi do të fokusohet në praktikat aktuale të mësimdhënies, perceptimet e mësuesve, sfidat e vërejtura në nivel kombëtar dhe rekomandimet për përmirësimin e mëtejshëm të praktikave pedagogjike në gjuhën frënge.

Ky aktivitet synon të krijojë një hapësirë shkëmbimi profesional, reflektimi dhe bashkëpunimi për mësuesit, studiuesit dhe studentët e fushës, duke kontribuar në avancimin e cilësisë së mësimdhënies së gjuhëve të huaja në Shqipëri. Të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë.