Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Zhvillohet workshopi “Aftësitë e mësuesve të së ardhmes në epokën digjitale”

Sot, më 27.03.2026, në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT, u zhvillua workshopi me temë “Aftësitë e mësuesve të së ardhmes në epokën digjitale”, në kuadër të projektit

“Transformimi i mësimdhënies në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm: Politikat dhe strategjitë e formimit universitar fillestar dhe të vazhduar të mësuesve. Problematikat aktuale dhe propozime vizionare mbi profesionin e mësuesit”.

Gjatë aktivitetit u prezantua puna e deritanishme e grupeve të punës, duke reflektuar mbi progresin e arritur dhe kontributin në përmbushjen e objektivave të projektit. Workshop-i shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e zhvillimeve bashkëkohore në fushën e formimit të mësuesve.

👥 Grupet e punës:

🔹 Grupi 1:
Prof. Dr. Esmeralda Kromidha; Prof. Asoc. Dr. Rudina Osmanaj; Evis Kolani (doktorante)

🔹 Grupi 2:
Prof. Asoc. Dr. Rudina Osmanaj; Prof. Dr. Dhurata Shehri; Prof. Asoc. Dr. Etleva Kondi

🔹 Grupi 3:
Prof. Dr. Edmond Rapti; Prof. Dr. Çlirim Duro; Dr. Drita Rira; Prof. Dr. Dhurata Shehri

🔹 Grupi 4:
Prof. Asoc. Dr. E. Kalluçi; Prof. Asoc. Dr. Etleva Kondi; Prof. Asoc. Dr. Blerina Hamzallari; Dr. Albana Kosovrasti

🌍 Një kontribut i veçantë u dha nga eksperti i ftuar, Z. Calin Rus, Ekspert Ndërkombëtar-Këshilli i Europës, Instituti Ndërkulturor, Timisoara, Rumani, i cili ndau përvoja dhe qasje bashkëkohore mbi kompetencat që duhet të zotërojnë mësuesit në ditët e sotme, duke vënë theksin te rëndësia e transformimit digjital në arsim.

🎓Në aktivitet mori pjesë edhe Zv. Rektorja e Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Anila Paparisto, e cila trajtoi sfidat me të cilat përballet universiteti në përgatitjen e mësuesve në përputhje me kërkesat e epokës digjitale.

📊 Gjithashtu, Znj. Ludmilla Stefani, përfaqësuese e ASCAP, prezantoi drejtimet strategjike për zhvillimin e arsimit, duke u ndalur në objektivat e strategjisë së arsimit deri në vitin 2030.

✨Ky aktivitet evidentoi sfidat dhe arritjet e deritanishme të arsimit të lartë në përgatitjen e mësuesve, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm profesional, integrimit të teknologjisë dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

situs toto